Rrahje në Parlamentin turk, 5 deputetë të lënduar (VIDEO)

Pesë deputetë sot në mëngjes janë lënduar në rrahjen e cila ndodhi në Parlamentin turk, ku janë hedhur karrige, ndërsa të zgjedhurit e popullit mes vete janë goditur me çekanin dhe zilen të cilat i shfrytëzon kryetari i Kuvendit gjatë seancave.

Incidenti shpërtheu herët në mëngjes pasi deputetët opozitarë tentuan ta anulojnë fillimin e debatit për propozim-ligjin kontestues për siguri, me të cilin policisë do t’i jepen autorizime më të mëdha gjatë bastisjeve dhe arrestimeve.

Deputeti i partisë prokurde, Ertugrull Kurkçu deklaroi se gjatë përleshjes fizike në ambientin, kanë fluturuar karrige, ndërsa dy deputetë janë goditur me çekanin dhe zilen, pas çka janë dërguar në spital.

Kurkçut dhe edhe dy deputetëve u është dhënë ndihmë në ambulancën në ndërtesën e Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button