Institucionet qeveritare hallka të mbyllura dhe jo transparente për qytetarët

Ministria e financave me të cilën udhëheq Zoran Stavreski është institucioni më i mbyllur dhe më jo transparent për qytetarët në shtet, tregojnë të dhënat e Institutit për të Drejtat e Njeriut.

Përveç financave kërkesat për informim publik i injoron edhe Sekretariati gjeneral i qeverisë, institucion që përfaqëson vetë kryeministri Nikolla gruevski. Pas qeverisë e treta në listën e institucioneve më jo transparente gjendet Ministria e Punëve të Brendshme e drejtuar nga Gordana Jankullovska.

Lista e zezë e institucioneve të cilët janë më të mbyllura për dhënien I informacioneve publike për të cilën janë të obliguar sipas Ligjit për qasje deri te burimet e informacioneve është bërë në bazë të dhënave për kërkesat pa përgjigjura nga këto institucione.

Një pjesë e institucioneve në vend që t’i japin informacionet e kërkuara kanë shkuar deri aty sa që kanë bërë edhe padi vetëm për të zhagitur procedurat. Fondi për shëndetësi për kërkesë informacioni është përgjigjur pas tre viteve.

Pas MPB më të mbrojtur për dhënien e informacioneve me karakter publik janë Ministria e kulturës më pas Fondi shëndetësorë, Ministria e drejtësisë. Në këtë listë ndodhet edhe Komisioni për pengimin e korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button