100 njerëz do të ‘jetojnë në Mars’, në mesin e tyre edhe nga Serbia

Njëqind entuziastë – 50 burra dhe 50 gra – janë përzgjedhur për t’iu bashkuar projektit “Marsi Një”, i cili planifikon ta dërgojë turmën e parë të njerëzve në një udhëtim në Mars.

Më shumë 202 mijë njerëz kishin aplikuar fillimisht për këtë udhëtim, një projekt privat i mbështetur nga sipërmarrësi holandez, Bas Lansdorp.

Projekti parasheh që planeti Mars të jetë vendbanim i përhershëm për njerëzit.

Projekti parasheh dërgimin e ekipeve me nga katër njerëz në planetin e kuq, çdo të dytin vit nga viti 2025, derisa atje të bëhen 40 njerëz.

Misioni ka njoftuar përmes faqes së internetit se “gjatë intervistimit të kandidatëve, ata kanë pasur shans të tregojnë për rreziqet që përfshihen, punën në ekip dhe motivin e tyre për të qenë pjesë e kësaj ekspedite”.

Kandidatët që kanë hyrë në listën e ngushtë janë nga e gjithë bota duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Iranin, Irakun, Pakistanin, Serbinë dhe Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Back to top button