Mourinho pranoi se Parisi ishte më i mirë

Ndeshje e parë mes Paris Saint-Germain dhe Chelseas ka përfunduar pa fitues, me rezultat të barabartë 1:1. Por, pas përfundimit të ndeshjes, Jose Mourinho, e ka pranuar se ekipi nga Parisi është dashur ta fitoj këtë përballje.

“Pjesa e parë ishte e gjitha e jona. PSG na lejoi ta mbajmë topin dhe rallë bënin presion. Por, pjesa e dytë ishte krejt ndryshe”, ka deklaruar Mourinho.

“Ne ishim agresive dhe u përpoqëm gjithmonë për të luajtur shpejt dhe direkt. Unë mendoj se rezultati 1-1 është një reflektim i mirë i asaj që ndodhi”, shtoi ai.

“Për të qenë i sinqertë … Nëse dikush e ka merituar fitoren ajo ishte PSG, jo Chelsea. Por çdo gjë është e hapur për ndeshjen e dytë. PSG janë një ekip fantastik, kështu që unë mendoj se ne luajtëm me të vërtetë të mirë”, përfundoi portugezi.

Lajme të ngjashme

Back to top button