Formohet Këshilli Rinor në nivel të Komunës së Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti sot mori pjesë në promovimin e iniciativës për formimin e Këshillit Rinor në nivel të Komunës së Çairit. Kjo iniciativë buron, gjegjësisht është projekt i Forumit Rinor Arsimor i mbështetur nga Unioni Europian. Pjesë e këtij Këshilli janë shumë OJQ të cilat udhëhiqen nga të rinjtë, forume rinore të partive të ndryshme politike dhe grupe tjera joformale rinore. Në këtë ngjarje u prezentua video inçizim ku u shfaqën deklaratat e anëtarëve të Këshillit inicues përmes të cilave ata shprehën problemet dhe pengesat me të cilat ballafaqohen të rinjtë e Komunës së Çairit.

Kryetari Mexhiti me këtë rast, iu drejtua masës duke shpreh gatishmërinë e tij për përkrahje të plotë të kësaj iniciative dhe i ftoi të gjithë së bashku të japin propozime konkrete, të shfaqin idetë e tyre të cilat do t’i jetësojnë në praktikë. Njëherit ai shtoi që të gjitha projektet që dalin nga ky Këshill dhe të cilat janë të dobishme për rininë e Çairit, fuqimisht do të mbështeten nga Komuna e Çairit

DSC_1944

Lajme të ngjashme

Back to top button