Pavarësia e Kosovës festohet edhe në Shkup

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Shkup ka organizuar një Ceremoni solemne ku të pranishëm ishin shumë fytyra politike të vendit dhe të huaj. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Ambasadori i SHBA në Maqedoni, Xhes Bejli.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni,  Ylber Hysa në fjalimin e tij, i cili zgjati shatë minuta, si simbolikë e shtatë viteve pavarësi, tha se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe  Kosovës po përforcohen.

Ai mes tjerash tha se në këtë drejtim Kosova ka nisur ndërtimin e rrugës Prishtinë – Shkup. Ai gjithashtu tha se brenda vitit do të mbahet mbledhja e përbashkët qeveritare si dëshmi e bashkëpunimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button