KU JEMI DHE ҪFARË TUTJE?

Ishte viti  1999-të  kur ne përfundimishtë  tejkaluam situatën e një  spastrimi etnik nga regjimi   shtypës e fashist qfar ishte ai i Sllobodan Milloshevicit ,i cili për dekada të tëra kishte ushtëruar persekutim të vazhdueshëm e sistematik mbi tër popullin shqiptar ,me qˊrast kishte arritur ti deportoj dhunshëm  jasht  territorit  të tyre mbi 1 milion njerëz të pafajshem dhe të shkaktoj dëme material të papërballueshme.

Prej kohës kur ne filluam të frymojm  lirshëm u ndezën mundësit për krijimin e një qytetarie aktive dhe të dinjitetshme cila do të  ishte në shërbim të të gjithë  qytetarëve të  vendit,ngase kuptuam drejtësisht  se cili kishte qenë pretendimi i armikut  ton tradicional madje edhe aktual,dhe gjithnjë është paraqit  ideja se me largimin e pushtuesit shekullor do te rrumbullaksohej infrastruktura  institucionale e juridike dhe njëkohësisht  dora e saj do të ishte  në  hap paralel me kërkesat brengosëse të shoqeries.

Zgjedhjet  nacionale të njëpasnjëshme,të organizuara dhe të fituar nga kampet  ndryshme politike në programet e tyre politike  shumë qartë i kishin të cekura prioritetet  e tyre në mundësien e mundshme për të qeverisur me vendin.Por gjithnjë  është  pare  interesim ndër ta për ndarjen e interesit nacional ndaj atij personal,dhe mos ofrimi  i një  përspektive zhvillimore, e kjo natyrishtë nuk i kishte kontribuar asnjëhere shumsiës si tërsi, e cila kishte qenë  motori thelbësor për ndryshimin e gjendjës në  menyr efektive.

Në një  vend apo shoqëri  ku klasa politike qeverisëse mundohet me gjdo qmim  të  jet në  rolin e vazhdueshëm të  udhëheqjes së vendit, aty automatikisht shfaqet  deshir e flaktë pas pushtetit politik   ku fatkeqësishtë, pushteti nga ta është  pare me shum si mundesi per permbushjen e e ambiecjeve personale dhe pasurimin e shpejt të  lidhjeve klientele, familjare dhe fisnore ,qe drejtësishtë  përbëjne   rrug  të njëanshme drejt nje izolimi shoqror e shtetëror,që  në  asnjë  mënyr nuk do ti kontribuoj pozitivishte te ardhmes se vendit.

Vitet pa rreshtur po ikin e shpallja e Pavarësies së Kosoves  e nxjërrur më shumë  mund dhe sakrific gradualisht  po zbehët,  po zbehët nga pamundësia  e mosguximi i kësaj  elite politike, e cila në gjdo qast vetën më  shumë  e  ka konsideruar në   pozitën e të priturit,e asnjëhere në  të vendosurit për  fatin e vet,por që  është  më  keqja   gjithnjë   liderët  kosovar  parimisht  janë paraqit me logjikën  formaliste,me logjikën e një  kërkese  minore ndaj qështëjeve mjaft  me rëndësi me të cilën ishte var  e tër e ardhmja jonë  si politike ashtu edhe ekonomike.Sot   Kosova  sipas panorames   vlersuese të shteteve  perendimore mban fuqishëm vulën e një  shteti  jo demokratik  dhe jo funksional  të  shkaktuar nga një  elitë  politike,ku për  vite më  shumë i shërbyen karrierës  politike dhe bisnesore e aspak  të  fokusuar  në  fuqizimin e shtetit  republikan  dhe  rrumbullaksimin e saj me një  pavaresi  të  plotë e të pakontestueshme.

KU JEMI?   Jemi pranë një  krize   jashtëzakonishtë  të  rënd  ekonomike, krizë për  të  cilën  kontributi erdhi  nga shkaku e përpjekja  personal  e materiale.Sot  situate  për  cilën  erdhi  është  rezultat i një  klike personash të pandërgjegjshëm  dhe aspak llogaridhënës  të ndërtuar më  shumë  mbi bazën e një  ideje klienteliste e elitiste, ku për fat  të  keq sot  qështëja e Kosovës është   tem e gjdo raporti e statistike si europiane e ndërkombëtare ,madje të atyre më  eminente  që  njeh epoka e globalizmit.

Jemi pran  ikjeve masive e ilegale të  bashkombasëve  tanë  drejt perendimit ,drejtë  një  shkëputëje  të  shpejt nga ky mjerim i përgjithshëm socio-ekonimiko-politikë  ,shkëputëje  që  do përbëj   mosekzistimin e shtresës  së mesme që  domosdoshmërishtë   janë   studentët  dhe gjithë  ata që  shprehin aftësi  të  gatshme për  punë . Kto anomali që  po e përcjellim shoqërien tonë në  veqanti  rinien ,fatkeqësisht  do të ndikojnë  në  uljen e moshës  mesatare që  aktualishtë prin  me rinien më të  shëndosh në  Europ  madje edhe në Botë.

Jemi nën  udhëheqjen e organizatave kriminale politike qeverisëse që  më  shumë  të  drejtë  mendohet se po shtyjne shtetin drejtë  një  mosfunksionimi  total,që  për pasojë  do të  ishte shumë i dëmshëm si për  vet  qytetarët e ashtu edhe ndaj  faktorëve  ndërkombëtar  që  në  kohë  lufte kontributi  dhe angazhimi i tyre  politik e ushtarak i ishte dhe është i pa zëvëndësushëm.

Sot  jemi duke duke u përballuar me deklarata e  prononcime të  njëpasnjëshme  të zyrtarëve të vendeve të BE-s , se mundësia për  të fituar statusin e azilit politikë  pastaj të emigrantit politikë nga vendet e bllokut liberal-demokratik  janë  barazi me zero,ngase vendi nga  këto  që  vin  është vend që  plotsonë  kushte për zhvillimin e ekzistencës  së  tyre madje nuk konsiderohet i rrezikshëm prej  sistemi juridik e ligjor, dhe  tash së  fundmi nga vet ata Kosova është  listuar si vend ku nuk rezikohet  siguria e përgjithëshme qytetare.

Dhe tani jemi në përvjetorin  e  7-të  me radhë  të Shpalljes së Pavarësiës  së  Kosovës, pavarësi  që  më shumë  të drejt  po cilsohet si mëvetësi  formale dhe aspak  përmbajtësore,mëvetësi  që  asnjëhere  nuk u pordor   për  bërjen e sovranitetiti si sovranitet i plotë  dhe i pacenueshëm nga faktorët e mbrenshëm  institucional.Kjo mos përpjekëje  dhe mos interesim  i zyrtarëve  qeveritar  do ti shkoj së tepërmi  për  shtati  shtetit  fqinjë  Serbis, ku  sic dihet  ka qënë  armiku  yne tradicional  por edhe së  tashmi aktual.Dhe gjithë secili nga ne di se edhe pse institucionet shtetërore u konstituuan pas një  kohe të gjatë  përpjekjesh  e kundërthënjësh nga subjektet politike,ato me po aq fuqi  të  vogël që  posedojn   duhet ti hapin syt  dhe të veprojn  në  raport me qështëjet  më  të ndjeshme  shtetrore sic është  plani mbrenshëm ku konsiston në këto pika : luftimi i zhvillimit të shpejt të korrupcionit nga një gjykim i paster  gjyqtarësh, reformimi i administratës  publike e cila për kohë e ka ngulfat ekonomien me numer enorm punonjës  ,përparime  emergjente në  sektorin e drejtësies ku specifikohet me avancimin e sundimit të ligjit,si dhe krijimi i një plani të menjëhershëm që do ndihmoj në  prodhimin e një  klime më të  favorshme ekonomike si për biznese ashtu edhe për punëtor.Ndërsa në  planin e jashtëm të  aktivizohen më shumë për  tërheqjën e  investitorëve të  jashtëm  duke promovuar një pasqyrë  positive mbi mundësit e një investimi profitabil si dhe lobimi  për integrime në shumë  organizata ndërkombëtare   ndër  to edhe në OKB.

Lajme të ngjashme

Back to top button