KU JEMI DHE ҪFARË TUTJE?

Ishte viti 1999-të kur ne përfundimishtë tejkaluam situatën e një spastrimi etnik nga regjimi shtypës e fashist qfar ishte ai i Sllobodan Milloshevicit ,i cili për dekada të tëra kishte ushtëruar persekutim të vazhdueshëm e sistematik mbi tër popullin shqiptar ,me qˊrast kishte arritur ti deportoj dhunshëm jasht territorit të tyre mbi 1 milion njerëz të pafajshem dhe të shkaktoj dëme material të papërballueshme.
Prej kohës kur ne filluam të frymojm lirshëm u ndezën mundësit për krijimin e një qytetarie aktive dhe të dinjitetshme cila do të ishte në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit,ngase kuptuam drejtësisht se cili kishte qenë pretendimi i armikut ton tradicional madje edhe aktual,dhe gjithnjë është paraqit ideja se me largimin e pushtuesit shekullor do te rrumbullaksohej infrastruktura institucionale e juridike dhe njëkohësisht dora e saj do të ishte në hap paralel me kërkesat brengosëse të shoqeries.
Zgjedhjet nacionale të njëpasnjëshme,të organizuara dhe të fituar nga kampet ndryshme politike në programet e tyre politike shumë qartë i kishin të cekura prioritetet e tyre në mundësien e mundshme për të qeverisur me vendin.Por gjithnjë është pare interesim ndër ta për ndarjen e interesit nacional ndaj atij personal,dhe mos ofrimi i një përspektive zhvillimore, e kjo natyrishtë nuk i kishte kontribuar asnjëhere shumsiës si tërsi, e cila kishte qenë motori thelbësor për ndryshimin e gjendjës në menyr efektive.
Në një vend apo shoqëri ku klasa politike qeverisëse mundohet me gjdo qmim të jet në rolin e vazhdueshëm të udhëheqjes së vendit, aty automatikisht shfaqet deshir e flaktë pas pushtetit politik ku fatkeqësishtë, pushteti nga ta është pare me shum si mundesi per permbushjen e e ambiecjeve personale dhe pasurimin e shpejt të lidhjeve klientele, familjare dhe fisnore ,qe drejtësishtë përbëjne rrug të njëanshme drejt nje izolimi shoqror e shtetëror,që në asnjë mënyr nuk do ti kontribuoj pozitivishte te ardhmes se vendit.
Vitet pa rreshtur po ikin e shpallja e Pavarësies së Kosoves e nxjërrur më shumë mund dhe sakrific gradualisht po zbehët, po zbehët nga pamundësia e mosguximi i kësaj elite politike, e cila në gjdo qast vetën më shumë e ka konsideruar në pozitën e të priturit,e asnjëhere në të vendosurit për fatin e vet,por që është më keqja gjithnjë liderët kosovar parimisht janë paraqit me logjikën formaliste,me logjikën e një kërkese minore ndaj qështëjeve mjaft me rëndësi me të cilën ishte var e tër e ardhmja jonë si politike ashtu edhe ekonomike.Sot Kosova sipas panorames vlersuese të shteteve perendimore mban fuqishëm vulën e një shteti jo demokratik dhe jo funksional të shkaktuar nga një elitë politike,ku për vite më shumë i shërbyen karrierës politike dhe bisnesore e aspak të fokusuar në fuqizimin e shtetit republikan dhe rrumbullaksimin e saj me një pavaresi të plotë e të pakontestueshme.
KU JEMI? Jemi pranë një krize jashtëzakonishtë të rënd ekonomike, krizë për të cilën kontributi erdhi nga shkaku e përpjekja personal e materiale.Sot situate për cilën erdhi është rezultat i një klike personash të pandërgjegjshëm dhe aspak llogaridhënës të ndërtuar më shumë mbi bazën e një ideje klienteliste e elitiste, ku për fat të keq sot qështëja e Kosovës është tem e gjdo raporti e statistike si europiane e ndërkombëtare ,madje të atyre më eminente që njeh epoka e globalizmit.
Jemi pran ikjeve masive e ilegale të bashkombasëve tanë drejt perendimit ,drejtë një shkëputëje të shpejt nga ky mjerim i përgjithshëm socio-ekonimiko-politikë ,shkëputëje që do përbëj mosekzistimin e shtresës së mesme që domosdoshmërishtë janë studentët dhe gjithë ata që shprehin aftësi të gatshme për punë . Kto anomali që po e përcjellim shoqërien tonë në veqanti rinien ,fatkeqësisht do të ndikojnë në uljen e moshës mesatare që aktualishtë prin me rinien më të shëndosh në Europ madje edhe në Botë.
Jemi nën udhëheqjen e organizatave kriminale politike qeverisëse që më shumë të drejtë mendohet se po shtyjne shtetin drejtë një mosfunksionimi total,që për pasojë do të ishte shumë i dëmshëm si për vet qytetarët e ashtu edhe ndaj faktorëve ndërkombëtar që në kohë lufte kontributi dhe angazhimi i tyre politik e ushtarak i ishte dhe është i pa zëvëndësushëm.
Sot jemi duke duke u përballuar me deklarata e prononcime të njëpasnjëshme të zyrtarëve të vendeve të BE-s , se mundësia për të fituar statusin e azilit politikë pastaj të emigrantit politikë nga vendet e bllokut liberal-demokratik janë barazi me zero,ngase vendi nga këto që vin është vend që plotsonë kushte për zhvillimin e ekzistencës së tyre madje nuk konsiderohet i rrezikshëm prej sistemi juridik e ligjor, dhe tash së fundmi nga vet ata Kosova është listuar si vend ku nuk rezikohet siguria e përgjithëshme qytetare.
Dhe tani jemi në përvjetorin e 7-të me radhë të Shpalljes së Pavarësiës së Kosovës, pavarësi që më shumë të drejt po cilsohet si mëvetësi formale dhe aspak përmbajtësore,mëvetësi që asnjëhere nuk u pordor për bërjen e sovranitetiti si sovranitet i plotë dhe i pacenueshëm nga faktorët e mbrenshëm institucional.Kjo mos përpjekëje dhe mos interesim i zyrtarëve qeveritar do ti shkoj së tepërmi për shtati shtetit fqinjë Serbis, ku sic dihet ka qënë armiku yne tradicional por edhe së tashmi aktual.Dhe gjithë secili nga ne di se edhe pse institucionet shtetërore u konstituuan pas një kohe të gjatë përpjekjesh e kundërthënjësh nga subjektet politike,ato me po aq fuqi të vogël që posedojn duhet ti hapin syt dhe të veprojn në raport me qështëjet më të ndjeshme shtetrore sic është plani mbrenshëm ku konsiston në këto pika : luftimi i zhvillimit të shpejt të korrupcionit nga një gjykim i paster gjyqtarësh, reformimi i administratës publike e cila për kohë e ka ngulfat ekonomien me numer enorm punonjës ,përparime emergjente në sektorin e drejtësies ku specifikohet me avancimin e sundimit të ligjit,si dhe krijimi i një plani të menjëhershëm që do ndihmoj në prodhimin e një klime më të favorshme ekonomike si për biznese ashtu edhe për punëtor.Ndërsa në planin e jashtëm të aktivizohen më shumë për tërheqjën e investitorëve të jashtëm duke promovuar një pasqyrë positive mbi mundësit e një investimi profitabil si dhe lobimi për integrime në shumë organizata ndërkombëtare ndër to edhe në OKB.