Jankulloska në Samit kundër ekstremizmit në Uashington

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska së bashku me përfaqësuesit e lartë të 60-të shteteve si pjesë e koalicionit antiterrorist  prej sot do të marrë pjesë në “Samitin treditor të shtëpisë së bardhë për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm” (Misterial Component of White House Countering Violent Extremism Summit), që do të mbahet në Departamentin e shtetit, në  Uashington, SHBA, ndërsa me nismë të presidentit amerikan Barak Obama.

Qëllimi i Samitit është të zhvillohet agjenda për veprim dhe ballafaqim me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm, përmes lidhjes së përfaqësuesve  të qeverive kombëtare dhe lokale nga e gjithë bota.
Në Samit, kumtoi MPB-ja, do të mbajnë fjalim presidenti amerikan Barak Obama, sekretari shtetëror Xhon Keri dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Është parashikuar fjalim të mbajë edhe ministrja Jankulloska me temë “Përforcimi i punës së policisë  në bashkësi dhe në marrëdhënien polici-bashkësi nga aspekti i shfrytëzimit të këtij koncepti  në punën policore për parandalim të përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm”.

Lajme të ngjashme

Back to top button