Kryesuesi i OSBE-së Ivica Daçiq për vizitë në Maqedoni

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Daçiq do të takohet me ambasadorin e OSBE-së Ralf Bret, ndërsa do të realizojë takim edhe me presidentin Gjorge Ivanov. Pritet që ai të takohet edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, si dhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.
Serbia e filloi kryesimin me OSBE-në më 15 janar.

Kryesimi roton çdo vit mes anëtareve të OSBE-së, ndërsa vendimin e merr Këshilli ministror. Funksionin kryesues me OSBE-në e kryen ministri i Punëve të Jashtme të atij vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button