Mjekësia Alternative, kuvendi miraton ndryshimet ligjore

Në Maqedoni u miratua për herë të parë ligji për mjekësinë komplementare dhe alternative. Kuvendi miratoi pa debat ligjin, i cili përfshin metoda diagnostikimi dhe kurimi, të cilat nuk përfshihen në shërbimet aktuale shëndetësore të bazuara në prova.

Ligji përfshin veprime që nuk janë të dëmshme për shëndetin dhe nuk i pengojnë pacientët nga shfrytëzimi i shërbimeve shëndetësore paralele. Këtu bën pjesë mjekësia tradicionale kineze, homeopatia, hajurveda, kiro-praktika, mjekësia kuantike.

Këto praktika mund t’i zhvillojnë vetëm ata persona që kanë arsim të lartë, dhe kanë kryer fakultet mjekësie apo farmacie, si dhe certifikata shtesë për mjekësi alternative.

Lajme të ngjashme

Back to top button