Pas Dortmundit edhe Tottanham e dëshiron Mustafin

Shkodran Mustafi, mbrojtësi shqiptar, ka zgjuar interesimin e Tottenhamit pas paraqitjeve të mira me Valencian në La Liga.

Sipas “talkSPORT”, ekipi i Mauricio Pochettino kërkon ta ketë në skuadër Mustafin për sezonin e ardhshëm.

Ekioi anglez ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Valencias për Shkodran Mustafin, por trajneri Pochettino e sheh te 22-vjecari si zëvendësuesin ideal të Younes Kaboul, i cili pritet të largohet nga ekipi.

Kurse, sipas “SuperDeporte”, interesim për reprezentuesin e Gjermanisë ka shfaqur edhe ekipi gjerman, Borussia Dortmund.

Mustafi u transferua te Valencia nga ekipi italian, Sampdoria, për tetë milion euro. Ai deri më tani ka regjistruar 19 paraqitje dhe tre gola me ekipin nga Mestalla.

Lajme të ngjashme

Back to top button