Mot me diell dhe i ftohtë

­ Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me erë mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus 11 deri në minus tre gradë, ndërsa e ditës prej një deri në tetë gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me erë mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus gjashtë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë Celsius.

Gjatë uikendit do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare, me kushte për reshje të dobëta lokale të shiut.

Lajme të ngjashme

Back to top button