Visar Zhiti drejt Vatikanit si i ngarkuar me punë pranë Selisë së Shenjtë

Visar Zhiti do të shkojë në Vatikan. Jo për postin e propozuar të ambasadorit, por me gjithë gjasat atë të të ngarkuarit me punë në Selinë e Shenjtë, që në kushtet e mungesës së ambasadorit është autoriteti më i lartë përfaqësues i Shqipërisë atje.

Ambasadorët, PD mbështet Presidentin Zv.kryeministri belg pritet nga Rama e Basha “Visar Zhiti, sot për sot, është më shumë se sa një emër dhe është më shumë se sa një kandidat i propozuar nga Qeveria për të shërbyer në një vend shumë të rëndësishëm, sic është Selia e Shenjtë dhe në këtë kuptim do të doja të rikonformoja qëndrimin që Qeveria nuk e ka luksin që kapacitete si Visar Zhiti mos t’i vërë në dispozicion të interesave të vendit. Detajet do t’i bëhen të njohura opinionit publik në ditët në vijim”, tha ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Kjo mesa duket do të jetë fundi i betejës së Qeverisë me Presidencën, betejë që Ministria e Jashtme, duke i dhënë këtë zgjidhje, synon mbylljen e saj me një “tre pikësh” në fushën kundërshtare.

Ndërsa zgjidhja afatgjate mes Qeverisë dhe Presidencës, për çështjen e kompetencave për emërimin e ambasadorëve, mund të jetë një nga diskutimet për ndërhyrjen në Kushtetutë gjatë diskutimit të reformës në drejtësi, pavarësisht se në besimin e Qeverisë kjo Kushtetutë e ka të qartë rolin formal të Presidentit në dekretimin e diplomatëve.

Marrëveshja e pensioneve më Belgjikën për 35 mijë emigrantët

Ministri i Jashtëm nuk i ka shpëtuar interesimit mediak për këtë çështje as në konferencën me homologun belg, që ka mbërritur në Tiranë për vizitë zyrtare, me disa lajme të mira për 35 mijë shqiptarët që jetojnë në Belgjikë. Ratifikimi i marrëveshjes së pensioneve dhe njohja e vulës apostile shqiptare në vendin e tij, që i vjen në ndihmë dokumentacionit të emigrantëve tanë atje.

“Do të bëhet shumë shpejt, përsa i takon vulave apostike është në proces e sipër. E kuptoj që duhet më shumë përpjekje. Do t’ju japim një përgjigje pozitive nga gjysma e dytë e vitit. Do të vij sërish me një përgjigje pozitive për këtë cështje”, tha ministri i Jashtëm i Belgjikës, Didier Reynders.

Ministri belg konfirmoi mbërritjen e një sasie të konsiderueshme ndihmash, që vendi i tij do të japë për banorët e zonave të përmbytura. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button