Vdekja e Tamarës, paralajmërohet marsh më 24 shkurt

Nën moton “Karton i kuq për ministrin Nikolla Todorov”, qytetarë të shumtë janë organizuar përmes rrjeteve sociale, duke paralajmëruar kështu një marshim protestues më 24 shkurt, për të shpalosur kërkesë për përgjegjësi për vdekjen e Tamarës së vogël.

Marshi është paralajmëruar të fillojë në orën 12:00 para Fondit të Sigurimit Shëndetësor, ndërsa vendmbërritja e marshit do të jetë Ministria e Shëndetësisë.

Në rrjetet sociale komentohet se marshi do iu kushtohet edhe nevojës që të gjithë qytetarët të kenë qasje të njëjtë tek shërbimet shëndetësore. Deri tani, autoritetet e kanë shmangur përgjegjësinë nga vdekja e Tamarës. Todorov tha se bëri gjithçka mundi si ministër që ta dërgonte për operacion vajzën. Por nga familja e Tamarës së vogël kërkojnë përgjegjësi për burokracinë institucionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button