fbpx

Njerëzit e dashuruar nuk mund të dallojnë shijet

Hormonet që çmenden në kohën e rënies në dashuri na pengojnë të dallojmë si duhet shijet.

Jeni të dashuruar marrëzisht dhe hani akullore, por nuk e kuptoni që përveç kornetit jeni duke ngrënë edhe letrën e ambalazhit? Kjo është normale, ka treguar hulumtimi i shkencëtarëve gjermanë dhe atë për shkak të arsyes që hormonet ju çmendin aq shumë saqë nuk mund të dalloni shijet si duhet.

Çdo gjë që ndjejmë në ndonjë mënyrë është e kushtëzuar nga hormonet, ato marrin pjesë në funksionimin e metabolizmit, sistemit të imunitetit dhe ndikojnë në prirjen ndaj stresit, dhe kështu edhe në shijet që i ndjejmë apo jo.

Në hulumtim janë përdorur shije të ndryshme, ndërsa për ndryshimet në trup si pikë referuese janë marrë oksitocina dhe testosteroni, transmeton Koha.net. Niveli i oksitocinës ka pasur ndikim të madh në njohjen e shijeve tek personat e sapo dashuruar.

Me kalimin e kohës niveli i oksitocinës është ulur, kështu që çiftet në lidhje të gjata stabile nuk kanë probleme me nuancat e shijes. Oksitocina përndryshe quhet edhe hormon i dashurisë, ndërsa njihet për atë që niveli i saj rritet kur femrat lindin fëmijë ose ushqejnë me gji.

Niveli i testosteronit tek personat e sapo dashuruar gati është barazuar, duke u rritur vrullshëm tek femrat dhe reduktuar tek meshkujt.

Shkencëtarët mendojnë për matjen e biomarkerëve tjerë si adrenalina, që në këtë mënyrë të mund të dallojnë ndryshimet në trup që nuk vërehen aq lehtë, por që mund të detektohen me problemet me shqisën e shijimit./Telegrafi

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close