MPB: Jankullovska për vizitë pune në SHBA

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska  në tre ditët e ardhshme nuk do të jetë në Maqedoni. Ajo do të merr pjesë në një Samit në SHBA kushtuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kjo është përgjigja e MPB-së për Alsat, pas informatave të publikuara në disa portale se ministrja përmes Gjermanisë shkon në Amerikë, pa përmendur shkakun. Në një pjesë të teksteve thuhej madje se qëndrimi i saj do të zgjas me muaj për shkak të “bombave” aktuale të opozitës, ndërsa rikujtojnë edhe mungesën e saj në seancën e djeshme të përbashkët qeveritare me kolegët serb.

“Është fakt se një periudhë të gjatë një numër i madh i mediumeve në mënyrë krejt jo-profesionale tentojnë të manipulojnë dhe dezinformojnë opinionin. Cili është qëllimi i tyre dhe me porosinë e kujt e bëjnë këtë, Ju rekomandojmë të drejtoheni tek portalet. Është e qartë edhe nga përpjekja e fundit se nuk bëhet fjalë për mosdije ose amatorizëm, pasi lajmin e njëjtë me spekulime të njëjta në mënyrë të përshpejtuar dhe të përnjëhershme është publikuar tek më shumë portale”.
Si vërtetim për këtë, nga MPB-ja dërguan edhe agjendën e plotë në të cilën mes tjerash thuhet se në Samitin e iniciuar nga presidenti Obama, do të marrin pjesë edhe 60 shtete tjera. Nesër, me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të SHBA-ve, Xhon Keri, ministrja Jankullovska do të realizoj një takim pune.

Lajme të ngjashme

Back to top button