Recension: Jankullovska e dëshpëruar, Stavreski i hidhëruar në mbledhjen e qeverisë pas zbardhjes së aferës me përgjimin

Ky tekst është shembull klasik për atë se si gazetarët publikojnë informata të peverifikuara dhe të pasakta. Ose, gazetari e ka trilluar lajmin, duke e keqpërdorur të drejtën e garantuar me kushtetutë që ta mbrojë burimin e tij, gjegjësisht të drejtën të shfrytëzojë burime anonime në artikull. Dëshira për të qenë atraktiv dhe për të siguruar lexueshmëri më të madhe ka mbisunduar mbi faktet dhe mbi të vërtetën, që është e palejuesheme në gazetarinë profesionale.

Јанкулоска натажена  Ставрески налутен на владината седница по обелоденувањето на аферата со прислушкувањето   ЛибертасLinku deri te artikulli origjinal: Jankullovska e dëshpëruar, Starveski i hidhëruar në mbledhjen e qeverisë pas zbardhjes së aferës me përgjimin

Data dhe koha e publikimit: 10.02.2015, 23:43

Data e recensionit: 12.02.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

“Kryeministri Gruevski dje në orët e pasdites ka thirrë mbledhje me ministrat e kabinetit të tij, thonë burime të Libertas nga qeveria.”

Ngjarja e përshkruar në këtë tekst zhvillohet në orët e pasdites së ditës së hënë (9 shkurt 2015), ditën kur lideri opozitar, Zoran Zaevi, në konferencën për shtyp i publikoi “bombat” me përgjimin. Në mesin e bisedave të përgjuara që u prezantuan ishte edhe biseda ndërmjet ministrit për financa, Zoran Stavreski dhe ministreshës për punë të brendshme, Gordana Jankullovska.

“Burimi ynë thotë se Stavreski ka heshtur dhe ka qenë dukshëm i padisponuar, ndërsa Jankullovska ka pasur fytyrë të dëshpëruar.”

Edhe pse autori i tekstit shfrytëzon burime anonime, nuk mund të thuhet se lajmi nuk është i vërtetë. Mirëpo, megjithatë, informata se ministri Zoran Stavreski ka qenë në mbledhje dhe ka qenë dukshëm i padisponuar nuk është e vërtetë. Kjo mund të konstatohet nga lajmi i publikuar në portalin e njëjtë, disa orë më parë. Në fakt, portali në orën 18:55 e ka publikuar lajmin se Stavreski një ditë më parë, gjegjësisht të hënën (9 shkurt 2015), ka qenë në Londër, ku ka realizuar takime me përfaqësues të komunitetit afarist. Lajmi mund të shihet në këtë link.

Nëse portali i pari e ka publikuar lajmin se ministri ka qenë në Londër, e disa orë më vonë publikon lajm se ministri ka qenë në mbledhje të qeverisë, mendohet për të njëjtën ditë, logjikisht parashtrohet pyetja, a ka arritur Stavreski të teleportohet? Është e qartë se fizikisht është e pamundur dikush jetë i pranishëm në të njëjtën kohë, në të njëjtë ditë, në dy vende, në Shkup dhe në Londër.

Prandaj, lajmi për prezencën e Stavreskit në mbledhjen e qeverisë dhe për disponimin e tij bie në ujë. Sipas kësaj, lexuesi lehtë mund të konstatojë edhe se ndoshta fare nuk është mbajtur mbledhja e qeverisë, dhe se i gjithë teksti është fryt i imagjinatës së bujshme të autorit ose të informatave jo të sakta të burimeve anonime të cilat autori nuk i ka verifikuar para se t’i publikojë.

Kodi i gazetarëve parasheh se gazetari gjithmonë duhet të publikojë informata të sakta, preicze dhe të verifikuara. Është fakt se ky tekst është atraktiv, mirëpo një pjesë e informatave që prezantuara në të nuk janë të sakta.

Lajme të ngjashme

Back to top button