VIDEO qesharake: Tallje me të madhe në rrjetet sociale me “Anonimusët Maqedonas”

Pasi që të ashtuquajturit “Anonimusët Maqedonas” u kërcënuan se do të publikojnë materiale kundër liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev, filloi gallata në rrjetet sociale. Përpos shakave në Facebook dhe Twiterr, dikush ka bërë edhe video parodi në Youtube. Opinioni vlerëson  se edhe kjo iniciativë është e njejtë me të gjitha Kundër-iniciativat që Qeveria i ka nxitur deri më tani të njohura në formën e kundër-protestave.

Ndryshe, anëtarët e kësaj grupe të rrejshme e cila bien në ndesh me parimet bazë të “Anonimusëve” të cilët çdo kund në botë luftojnë qeverinë e jo opozitën, thonë se kanë materiale nga bisedat e Zaev.

“Ne luftojmë për liri! Ne luftojmë për drejtësi! Kjo që ndodh në Maqedoni është skenar i përgatitur nga shërbimet e huaja dhe mercenarë e shërbëtorë nga vendi. Me qëllim që e vërteta të jetë e hapur për të gjithë, por e vërteta e plotë, jo e pjesshme, e përzgjedhur dhe e montuar, ne e piratuam çerdhen e atyre që e krijojnë gjithë këtë e që janë të lidhur me personin Zoran Zaev”, thuhet mes të tjerash në videon e publikuar.

Revista Fokus shkruan se këto janë materiale të marra ilegalisht nga keqpërdorimi i pozitës së anëtarëve të Ministrisë së Brendshme dhe se ky manipulim është vepër e Ministrisë së Brendshme e cila synon që përmes lojës së dyfishtë të publikojë telefonatat e përgjuara të të gjithë atyre që kundërshtojnë pushtetin.

Nga ana tjetër, qëndrimi i këtij grupi u hodh poshtë nga një tjetër grup që pretendon të jetë Anonymous-i i vërtetë në Maqedoni. Sipas këtij grupi të dytë, pas videos që qarkullon në rrjete sociale nga grupi i parë, qëndron pushteti dhe keqpërdor qëllimin e vërtetë të Anonumous-ve.

“Përgënjeshtrim. Faqja jonë nuk ka bërë video të tillë dhe ne nuk qëndrojmë pas saj. Dyshojmë se videoja është bërë për qëllime të caktuara politike. Mos bini pre e tyre. Anonimët nuk janë dhe asnjëherë nuk do jenë të përcaktuar politikisht”, thuhet në reagimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button