fbpx

Sacchi: Shumë lojtarë me ngjyrë, Italia s’ka dinjitet as krenari

Kjo deklaratë e Arrigo Sacchi-t një emër i madh i futbollit italian ka vërshuar drejt tij një lumë kritikash e akuzash për racizëm.

Vetë ish-trajneri deklaroi se është keqinterpretuar dhe se e gjithë ajo që ka dashur të thotë është realiteti dhe evidentimi i krizës së futbollit italian. Ai mohoi të ishte racist, transmeton Top Channel.

“E para nuk jam racist dhe këtë e provon edhe karriera ime si trajner. Por po të shohësh turneun Viareggio të bie në sy prezenca e madhe e lojtarëve me ngjyrë, lojtarëve të huaj të rinj. Italia ka humbur dinjitetin, krenarinë. Nuk duhet të lejohet që një skuadër të ketë 15 futbollistë të huaj në përbërje”, tha ai.

68-vjeçari ka drejtuar në vitet ’90 skuadra si Parma, Milan, Atletiko e Real Madrid.

“Si mund të jem racist? Historia tregon të kundërtën. Gjithmonë kam trajnuar skuadra që kanë patur lojtarë me ngjyrë dhe vetë kam blerë shumë të tillë, si në Milano ashtu edhe në Madrid”, tha ai.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close