Daçiç nesër në Shkup

Kryesuesi i Radhës i OSBE-së dhe Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç do të vizitojë Misionin e OSBE-së në Shkup të mërkurën, ku do të takohet me ambasadorin Ralf Breth dhe përfaqësues të Misionit.

Gjatë vizitës së tij, Kryesuesi Daçiç do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikola Gruevski, zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi, Ministrin e Jashtëm Nikola Poposki dhe Ministrin e Arsimit Abdilaqim Ademi. Pas takimit me kryeministrin Gruevski dhe Ministrin Poposki, Kryesuesi i OSBE-së do të jep deklaratë për media dhe do t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button