Kërkohet seancë urgjente të KS-së dhe KB-së për masakrën në Damask

Lideri i opozitës siriane Ahmad Xharba apelon për seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas masakrës së sotme në rajonin e Damaskut.

Sipas opozitës siriane në sulmin ajror ndaj lagjeve të Damaskut janë vrarë 650 njerëz.

Aktivitetet e opozitës e akuzojnë regjimin e Bashar al Asadit se ka përdorur gaz helmues gjatë sulmit, por autoritetet përgënjeshtrojnë.

Xharba përmes televizionit satelitor arab Al Arabia kërkoi seancë urgjente të KS-së së KB-së, si dhe komisioni evropian, e cila është e obliguar për hetimin nëse në Siri përdoret armë kimike, të shkojë në vendin e masakrës.

Ministri britanik i Punëve të Jashtme Uilliam Hejg kërkoi nga Damasku të sigurojë qasje të inspektorëve të KB-së deri në vendin e sulmit të sotëm.

Edhe Liga Arabe apelon që inspektorët e KB-së urgjentisht të kryejnë hetim në rajonin e Damaskut.

Shefi i inspektorëve të KB-së në Siri, shkencëtari suedez Oke Selstrom deklaroi se duhet të kontrollohen pohimet për përdorim të armëve kimike në Damask.

Lajme të ngjashme

Back to top button