Dhunë ndaj një femre në Tiranë, kalimtarët nuk ndërhyjnë (Video)

Dhuna ndaj femrave në Shqipëri është në nivele të larta e ndërsa kohët e fundit nuk kanë munguar as viktimat. Në rrjetin social Facebook po qarkullon një video e bërë në Tiranë, që tregon momentin kur një mashkull dhunon një femër në rrugë. Në videon prej 9 sekondash shikohet një burrë që godet me grushte një femër në mes të ditës.

Burri e godet dy herë në fytyrë, e ndërsa më pas ajo ka mundur të largohet. Një tjetër fakt që të bën përshtypje është se disa kalimtarë nuk duan t’ia dinë për këtë ngjarje dhe nuk ndërhyjnë. Në faqën e Facebook të “Jeta Osh Qef” kjo video ka marrë komente të shumta ku dënohet veprimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button