Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e Prokurorisë, Kezharovski mbetet në liri

Gjykata e Apelit ­ Shkup e refuzoi si të pabazë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) për lirimin me kusht të gazetarit Tomislav Kezharovski. Kjo do të thotë se Kezharovski mbetet në liri. Prokuroria Publike më 30 janar të këtij viti parashtroi ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Penale për lirim me kusht të Kezharovskit.

Në kumtesë, dërguar nga Prokuroria theksohet se ankesa është dërguar pasi prokurori kompetent ka vlerësuar se me vendimin e miratuar nga Gjykata Themelore gabimisht është konfirmuar gjendja faktike e rastit dhe se Kezharovski nuk i plotëson kushtet për lirim me kusht.

Kezharovski u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur në rastin “Orashe”, ku janë ngarkuar persona për vrasje të porositur të plakut nga fshati Orashe, Veles. Gjykata e Apelit Kezharovskit ia zvogëloi dënimin me burg në dy vjet. Duke e marrë parasysh se gazetarit i llogaritej edhe koha e kaluar në paraburgim, i mbetën më pak se katër muaj burg nga dënimi. Pas vendimit Kezharovski u dërgua për vuajtje të dënimit me burg, por u lirua për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Ai u lirua ditën kur u mbajtën protesta kundër dënimit të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button