Studentët vazhdojnë me okupimin e fakulteteve

Plenumi Studentor okupoi sot edhe fakultetin e Pedagogjisë në Shkup dhe të disa fakulteteve në Universitetin e Manastirit ku edhe u ndërpre procesi mësimor. Deri në plotësimin e kërkesave të tyre, studentët nuk do të heqin dorë nga okupimi fakultete dhe shpallja e zonave autonome.

Ndërkohë edhe në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Plenumi Studentor sot mbajti mbledhje me studentët, prej ku pritet vendimi për okupimin edhe të këtij fakultetit. Tashmë 6 ditë, studentët kanë okupuar hapësirat e 5 fakulteteve, të cilat i kanë shpallur Zona Autonome. Ata kërkojnë tërheqjen e ligjit aktual për arsim të lartë dhe hartimin e një ligji të ri, i cili nuk do të përfshinte provimin shtetëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button