Zaev: E ashtuquajtura “Anonymous” do të merr përgjigje

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev iu përgjigj kërcënimeve të të ashtuquajturve “Anonymous” të cilët paralajmëruan se do të publikojnë gjëra që sipas tyre, opozita ka dashur t’i fshehë. Në profilin e tij në Facebook, kreu i LSDM-së u ka bërë thirrje autorëve të fillojnë me publikimin e së vërtetës, por jo vetëm në Facebook.

“Jemi gati për të ashtuquajturit “anonymous”… le të fillojnë e pastaj do të shohin se çdo të thotë “anonymousë të vërtetë. Jo vetëm në Facebook. Flisni për të vërtetën kudo që mundeni”, shkruante Zaev në profilin e tij.

Dy ditë më parë në rrjetin Youtube u paraqit një video që mban vulën nga Anonymous-Maqedoni, e cila kërcënon Zaevin dhe kundërshtarët e tjerë të pushtetit, se do të publikojë materialeve komprometuese për ta.

“Ne luftojmë për liri! Ne luftojmë për drejtësi! Kjo që ndodh në Maqedoni është skenar i përgatitur nga shërbimet e huaja dhe mercenarë e shërbëtorë nga vendi. Me qëllim që e vërteta të jetë e hapur për të gjithë, por e vërteta e plotë, jo e pjesshme, e përzgjedhur dhe e montuar, ne e piratuam çerdhen e atyre që e krijojnë gjithë këtë e që janë të lidhur me personin Zoran Zaev”, thuhet mes të tjerash në videon e publikuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button