Fëmijë të sëmurë presin mëshirën e Fondit për operim jashtë vendit

Një numër i madh i pacientëve kanë ngecur në procedurën për mjekim jashtë vendit, në mesin e të cilëve janë edhe fëmijë, prindërit e të cilëve çdo ditë po luftojnë me institucionet për të mos i gjetur i njëjti fat si Tamara Dimovska, e cila vdiq para se të dërgohet për mjekim në Turqi.

Fondi për shëndetësi dhe ministria e shëndetësisë në vend që ti lehtësojnë procedurat administrative, ato edhe më shumë I komplikojnë. Pacientët pasi marrin mendimin nga klinikat shtetërore se nuk ka mundësi për mjekim, ato duhet të marrin të njëjtin dokument është nga spitalet private në vend.

Nga Klinika për sëmundje të fëmijëve thonë se kanë dhënë mendimin për mjekimin e tre fëmijëve jashtë shtetit por ende presin përgjigje nga Fondi.

Bëhet fjalë për fëmijë që kanë komplikime me zemrën dhe nuk mund të operohen në shtetin tonë. Njëri prej tyre është edhe një fëmijë tetë muajsh nga Tetova dhe më së voni deri në muajin mars të operohet në Bullgari dhe kushton 14 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button