Elvis Presley një agjent sekret?

Elvis Presley ka qenë një legjendë e muzikës në SHBA por mesa duket kjo nuk i mjaftonte.
Ai shpesh kishte shprehur dëshirën që të bëhej një agjent sekret.

Por kjo dëshirë e tij edhe mund të ketë qenë plotësuar.

Së fundmi është gjetur një furgon sekret i tij që nuk është nxjerrë kurrë më parë në sytë e publikut.

Thuhet se Elvis e mbante të fshehur në garazh këtë furgon dhe dilte me të vetëm në rastet kur nuk donte që të shqetësohej nga fansat apo fotografët.

Bëhet fjalë për një Chevrolet Panel të cilën Elvisi e përdorte jo rrallë dhe vishej me një kapele bejsbolli dhe xhaketë sportive sa herë donte të shmangte turmat që e prisnin kudo.

Që pas vdekjes së Elvis ky furgon ka qenë i fshehur në garazhin e shtëpisë së Elvis Presleyt.

Kjo gjë shton edhe më shumë dyshimet se ai ka operuar si një agjent sekret i SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Back to top button