SKANDAL: Një turk në brekë në aeroplanin e Merkel

Kjo ngjarje definitivisht nuk është momenti më i ndritur në historinë e agjencionit gjerman të sigurimit, duke pasur parasysh se turku njëzet e katër vjeçar, Volkan T. ka arritur të futet në avionin e kancelares, Angela Merkel, që ndodhej në pjesën e mbyllur të aeroportit në Koln, duke mos e vërejtur askush. I droguar dhe lakuriq, ka bërë “party” në krahun e avionit, dhe ka shtyp butona në kabinën e pilotëve.

I riu mbante me vete një qese plot me marihuanë dhe pilula ekstazie. Ka filluar të luajë me komandat e pilotit dhe ka aktivizuar alarmin që shfrytëzohet në raste urgjente, e gjithë kjo ka ndodhur në krahun e avionit “Erbas 319”.

Incidenti ka ndodhur më 25 korrik të muajit të kaluar, por është mbajtur sekret.

Lajme të ngjashme

Back to top button