Bavarezët frikë nga brazilianët e Shakhtarit

Bayern Munich do të jetë mysafir i Shakhtar Donetskut, sonte mbrëma, në ndeshjen e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Por, ky takim do të luhet në qytetin Lvivit, në perëndim të Ukrainës për shkak të konfliktit në Donetsk.

Por, Philipp Lahm është i frikësuar nga brazilianët e ekipit ukrainas, më shumë sesa nga konflikti në Ukrainë.

“Loja është zhvendosur në një rajon perëndimorë të vendit, dhe unë i besoj shumë marrëveshjes që janë bërë, dhe që asgjë e keqe nuk mund të ndodhë”, ka deklarua Lahm për Goal.com

” Ne do të luajmë për një rezultat të mirë në Ukrainë. Por, duhet të kemi kujdes nga brazilianët e këtij ekipi, të cilët janë teknikisht të mir”, tha mbrojtësi, i cili po rikuperohet nga lëndimi i gjurit.

Lajme të ngjashme

Back to top button