Prishtina feston me këngë e valle (Video)

Pavarësisht problemet e shumta që ka Kosova si problemet sociale, ekonomike, arsimore, nepotizmi, korrupsioni, kjo gjë nuk i ndaloi qytetarët që sot të dalin dhe të festojnë shtatë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në sheshet kryesore të kryeqyteti po dëgjohet zhurma e njerëzve, tingujt e muzikës, këngët dhe vallet që po bëhen për nderë të kësaj feste.

E hijeshinë shesheve të kryeqytetit ja shtuan ansambli “Shota” të cilët me performancën e tyre argëtuan për disa minuta një numër të madh të qytetarëve.

E ata të cilët i janë gëzuar më së shumti kësaj feste, janë fëmijët ku në fytyrat e tyre shihej vetëm buzëqeshja./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button