Gostivari e mbylli transfer listën me Flamur Tairin

KF Gostivari në fund të afatit kalimtar të janarit solli në radhët e saja edhe një super futbollist, cilësor dhe me përvojë, një emër të njohur për dashamirët e futbollit në Gostivar, mesfushorin Flamur Tairi.
Me ardhjen e Flamurit, konsiderohet i kompletuar ekipi, ashtu siç edhe dëshironte udhëheqësia e KF Gostivarit.

“I njohur për futbollin e Gostivarit pasi gjashtë muaj ka luajtur në Gostivar, lojtar i cili i ka munguar ekipit tonë me karakteristikat që i ka, mesfushor ofenziv, me shume përvojë ku këtë e dëshmoi në ndeshjen kundër Sileksit së behet fjalë për përforcim shume cilësor”, vlerëson trajneri i KF Gostivarit, Mensur Jakupi.
Flamur Tairi premton që me eksperiencën që ka, do të kontribuon në arritjen e objektivit të klubit.

“Gostivari është një qytet i mirë me njerëz të mirë, me njerëz që e duan sportin sidomos futbollin. Unë kam kaluar 6 muaj të mira në Gostivar edhe e njohë ambientin, i njoh lojtarët. Gostivari është bërë një ekip serioz me ardhjen ne kryesi të një sponsori të fuqishëm dhe në staf teknik njerëz që e duan sportin dhe që kanë qenë sportist te dalluar te cilët njihen në opinion si Argjent Beqiri dhe Mensur Jakupi. Jam shumë i kënaqur që jam rikthyer në Gostivar dhe me eksperiencën time të kontribuoj për te arritur objektivat e klubit te cilat tashme dihen. Po punojmë fortë dhe seriozisht bashkë me përforcimet qe kanë ardhur në ekip dhe shpresojmë që të kënaqim sportdashësit e Gostivarit”, theksoi mesfushori Flamur Tairi.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, ekipi i KF Gostivarit u përforcua me Elvir Nurishin, Betim Miftarin, Minas Osmanin, Igor Savevskin, Dragan Paunov, Daniel Taleskin, Mujdin Nebiun, Martin Bllazhevskin, Milan Ristovskin dhe së fundmi me Flamur Tairin.

Lajme të ngjashme

Back to top button