Bashkësia turke reagon ndaj diskriminimit të turqve në pikat kufitare

Bashkësia turke në Maqedoni, reagon se në muajit e fundit turqit po diskriminohen në vendkalimet kufitare dhe një pjese të tyre i është ndaluar kalimi edhe pse kanë pasur dokumente të rregullta për udhëtim.

“Disa udhëtarëve turq u është thënë se nuk mund ta kalojnë kufirin sepse ekziston mundësia që të shkojnë në ndonjë vend të Evropës për të kërkuar azil, por shumica e tyre janë kthyer pa asnjë lloj sqarimi. Në këtë shtet për fat të keq demokracia është shuar. Pyesim ministren e punëve të brendshme, deri kur do të zgjasë kjo torturë ndaj bashkësisë turke në Maqedoni”? Thuhet në komunikatën të nënshkruar nga Enes Ibrahimi sekretar gjeneral dhe deputet në dorëheqje I Bashkësisë turke në Maqedoni.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button