Akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit

Ideali i dëshmorëve të ruhet i përbashkët dhe të jetësohet deri në fund, ishte mesazhi që u përcoll dje në Akademinë përkujtimore të shënimit të 14 ­vjetorit të luftës së UÇK­së dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit që u mbajt në Shkup.

“Muzafer Xhaferi, Shpend Mazrekaj, Nijazi Sinani, Qemal Shaqirin, Gazmend Arifi dhe Ilam Curin në Tanushë sfiduan të gjitha të këqijat për një jetë më të mirë të shqipëtarëve.Ata janë këtu dhe asnjëherë nuk u larguan prej nesh me veprat që lanë”, tha kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti njëherësh organizator i akademisë përkujtimore.

“Duke kujtuar këta trima dhe këta njerëz të dashur, me epitetin më të lartë dhe me dashurinë më të sinqertë sot themi se idealet dhe dëshirat e tyre po plotësohen nëpërmjet të arriturave të cilat këto 14 vite janë të pakontestueshme dhe të dukshme për të gjithë”, tha kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Siç transmeton RTM, Aiz Arifi, vëllai I dëshmorit Gazmend Arifi u shpreh krenar për veprën e dëshmorëve që dhanë jetën e tyre që ne sot të jetojmë më të lirë ndërsa dërgoi porosi për autoritete që të bashkohen rreth idealit të dëshmorëve.

“Kam një porosi, le t’iu ndajnë programe të tjera por bashkohuni rreth gjakut të dëshmorëve sepse nderoni kombin dhe atdheun”, tha vëllai i dëshmorit, Gazmend Arifi. Ndërsa ish pjesëtari I UÇK­së Hazbi Lika tha që amaneti I dëshmorëve duhet të reflektojë gjithmonë në qëllimet tona, ndërsa ne mos të lejojmë që koha të na mbulojë idealet të dëshmorëve tanë. “Shpresoj që amaneti i tyre i freskët të reflektojë në qëllimet tona të freskëta, të mbajë të freskëta të gjitha ato veprimtari të cilat këto dëshmorë I kryen gjatë shërbimeve të veta dhe arritën të na mbledhin bashkë sot këtu pas 14 viteve.

Është një përgjegjësi e madhe të jesh përkrah tyre dhe të mbestesh I gjallë. Por është një përgjegjësi e madhe që të vazhdosh jetën në mungesë të këtyre trimave dhe të veprosh me kaq vështirësi sa kemi pas deri më sot”, tha Hazbi Lika. Kryetari I BDI­së Ali Ahmeti tha se kjo ditë na kthen pas dhe na rikujton përjetimet dhe idealet e të rënëve ndërsa neve na mbete obligim që të punojmë në jetësimin e atyre idealeve. “Mbetet obligim dhe detyrim I joni që në cdo kohë ti kujtojmë, në cdo kohë të punojmë, zbatim e jetësim I idealeve të tyre për të cilët ata kanë rënë”, tha kryetari i BDI­së, Ahmeti.

Për një unitet rreth idealeve të dëshmorëve folën edhe ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimatre të Kosovës si dhe veteranë nga diaspora të cilët kishin dërguar telegrame për të rikujtuar veprën e atyre që dhanë jetën e tyre për barazi të popullit shqiptar në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button