Shiten 100 hapësira shtetërore afariste në 19 qytete

Në ueb faqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është publikuar katalogu me të dhëna për 100 hapësira shtetërore afariste në 19 qytete nëpër shtet, që janë shpallur për shitje përmes ankandit publik elektronik. Në katalog ka informacione për lokacionin, sipërfaqen dhe çmimin fillestar të objekteve, si dhe fotografi.

Njëqind objektet, për të cilat u shpall thirrje publike për shitje më datën 12­ të të këtij muaji, janë të parat prej 1.000 hapësirave afariste shtetërore të cilat Qeveria vendosi t’i shesë në kërkesë të sektorit privat. Vlera fillestar e 100 objekteve afariste vlerësohet në 5 milionë euro. Shpallja zgjat 30 ditë. Të drejtë të aplikojnë kanë të gjitha kompanitë vendore dhe të huaja si dhe personat fizikë, të cilët krahas aplikimit duhet të dorëzojnë edhe garanci bankare në vlerë prej 2 për qind nga vlera procentuale e objektit.

Lajme të ngjashme

Back to top button