Komuna e Tetovës sanon disa rrugë të qytetit

Komuna e Tetovës, gjegjësisht sektori për rrugë, komunikacion dhe tokë ndërtimore, sot kreu intervenime për sa i takon përmirësimit të infrastrukturës rrugore brenda qytetit.

Intervenimi është kryer me mbushjen e gropave me pllaka bekatoni në këto rrugë: rr.”Strasho Pinxhur”,rr.”Ivo Lola Ribar”, tek pjesa prej shkollës së mesme të muzikës ne drejtim të stadiumit të qytetit, rr.”Bllagoja Toska”, rr.”V.Smilevski Bato” dhe rr.”V.Milladinovi”, prej tek semaforët në afërsi të xhamisë së Pashës deri tek qarkorja në afërsi të çerdhes së fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button