Komuna e Çairit paralajmëron investim të ri në Malin e Gazi Babës

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, së bashku me Kryetarin e Qytetit të Shkupit z.Koce Trajanovski dhe Kryetarin e Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski dje vizituan Malin e Gazi Babës me qëllim të verifikimit të gjendjes aktuale dhe diskutimit rreth projekteve të parapara që do realizohen në këtë hapësirë në muajt në vijim.

Si rezultat i këtij takimi, me konsultim të ekspertëve u vendos që të ndërtohet shteg për vrapim me gjatësi prej 2km, të ndriçohet pjesa e poshtme e Malit ku dhe gjenden fushat sportive, të ndërtohen disa fontana për konsumim të ujit të pijshëm si dhe të mbillen drunj dhe fidaneve të reja dhe të krasiten dhe pastrohen të vjetrat.

Komuna e Çairit tanimë disa herë investon në këtë pjesë, duke synuar që Malin e Gazi Babës t’a shndërrojë në ambient të përshtatshëm për sport dhe rekreacion.

Lajme të ngjashme

Back to top button