MASH shpall konkurs për bursa studimore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë informon se në vijim është i hapur konkursi për 2 bursa për studimin e gjuhës sllovene me kohëzgjatje prej një semestri dhe 18 bursa për studime mbi institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Sllovenisë me kohëzgjatje prej 3 deri 6 muaj, për vitin akademik 2015/2016.

Informata më të hollësishme për kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe formularët për aplikim, mund të gjenden në portalin e specializuar për bursa të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë, www.stipendii.mon.gov.mk.

Aplikacionet në formë të shkruar të dorëzohen deri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës – Rr. “Shën Qirili dhe  Metodi”, nr. 54, 1000 Shkup.  Afati i fundit për aplikim është 28 shkurt 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button