Han përcjell mesazhin e BE: Debati politik të zhvillohet në parlament

Komisari për zgjerim Johanes Han në takimin e presidentin e shtetit Gjorgje Ivanov, përcjell mesazhin se qëndrimi i BE-së është se partitë politike duhet të zhvillojnë debatin politik në parlament dhe jo jashtë tij.

“Jam këtu që të ndihmojë për të gjetur zgjidhje për krizën politike në vend. Opozita të kthehet në parlament  dhe atje të zgjidhen të gjitha problemet politike”, deklaroi Han.

Gjatë takimit është biseduar edhe për procesin e integrimit të Maqedonisë, për marrëdhëniet ndër fqinjësorë si dhe ngjarjet aktuale në vend.

Presidenti Gjorgje Ivanov theksoi se Maqedonia plotësisht I është përkushtuar hapjes së negociatave dhe zhvillimit të reforma për integrim në BE. Sipas Ivanovit, Këshilli i Evropës duhet t’i shikojë pasojat nga gjendja e status kuos.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button