fbpx

Nëpërmjet protestave qytetarët do të kërkojnë dorëheqjen e Todorovit

Iniciativa qytetare e cila kërkojë dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov, të martën e ardhshme më 24 shkurt do të organizojë marsh protestues që do të fillojë në orën 12 para Fondit për sigurim shëndetësorë dhe do të përfundojë para ministrisë së shëndetësisë. Iniciativa tash më ka 17 mijë përkrahës në rrjetet sociale me çka pritet që të jetë një protestë masive.

Nga ministri Todorov kërkohet dorëheqje për shkak të vdekjes së vajzës 9 vjeçare Tamara e cila vdiq para se të dërgohej në operim jashtë vendit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close