Pendarovski: Kriza mund të zgjidhet me ndërmjetësimin ndërkombëtarë

Kandidati presidencial i LSDM-së, tha se është përgjuar telefoni i tij, i gruas së tij, i djalit adoleshent dhe i prindërve të tij.

“Ngjarjet në parlament më 24 dhjetor ishin miniaturë në krahasim me praktikat jodemokratike të qeverisë të cilat do t’i publikojmë. Nëse atëkohë, kriza u zgjodh me ndihmën e euro komisarit Stefan Fyle, atëherë nuk shoh se si kriza e tanishme mund të zgjidhet pa ndërmjetësim ndërkombëtar. Frikësohem se do të detyrohen të vijnë nëse nuk dëshirojnë që të na ndodhë viti 2001 pa pushkë, që ta humbim shtetin të gjithë”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se ekzistojnë dëshmi të qarta dhe direket për zgjedhjet e kaluara të vitit 2011 të cilat së shpejti do të publikohen, më së shumti sa i përket dokumenteve personale.

“Opozita do t’i fitonte zgjedhjet parlamentare në vitin 2011 nëse nuk do të kishte vota të fabrikuara dhe tani do të ishte në pushtet”, tha Pendarovski.
Kandidati presidencial i LSDM-së, tha se është përgjuar telefoni i tij, i gruas së tij, i djalit adoleshent dhe i prindërve të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button