Sonte kthehen “ethet” e Champions League

PSG-Chelsea dhe Shakhtar Donetsk-Bayern janë dy ndeshjet që hapin fazën e eliminimeve direkt të Ligës së Kampioneve këtë sezon.

Në Francë, vendasit do të presin Chelsean. Në letër anglezët janë favoritë për të kaluar në turnin tjetër, nisur edhe nga forma jo e mirë e parisienëve që në kampionat ndodhen në vendin e tretë, pas Lyonit dhe Marseilles.

Ndërkohë, në Ukrainë Shakhtari do të presë Bayernin. Gjermanët shihen si favoritë dhe një sinjal për rikthimin në lojën e tyre e dhanë edhe në ndeshjen e luajtur në fundjavë përballë Hamburgut në Bundesliga, ku e fituan me rezultatin 8-0.

Kurse, të mërkurën, luhen dy sfidat e tjera, Bazel-Porto dhe Schalke-Real Madrid, ndërsa java tjetër rezervon sfida më të ekuilibruara, Manchester City-Barcelona, Juventus-Dortmund, Arsenal-Monaco dhe Leverkusen-Atletico Madrid.

Lajme të ngjashme

Back to top button