Pse shkronja “E” është bërë e zezë tek “NEWBORN”?

Obelisku Newborn, i vendosur në qendër të Prishtinës në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka marrë një ngjyrë tjetër me rastin e shtatë vjetorit të shtetit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli, i cili ishte edhe ideatori i kësaj, ka treguar se kësaj radhe shkronja “E” është bërë e gjitha në të zezë.

Kjo sipas, Ismajlit, shpreh eksodin, Evropën, Ekonominë si dhe EULEX-in/

“NeWBORN 7. Mëngjes, 17 shkurt 2015. Pavarësisht të gjithave, tradita vazhdon. Njerëzit u shprehën edhe sivjet. E-ja e zezë? Ide e disa artistëve me u shprehë për Ekzodin, Evropën, Ekonominë, EULEX-in…

Edhe një herë, NeWBORN reflekton realitetin kosovar: ka nisë me u nxi, në një kaos ngjyrash në kërkim të shpresës. Në kërkim të ndjenjës që e patëm sot 7 vjet ma parë, e të cilën s’kemi çare pa e kthye një ditë. Urime”, ka shkruar Ismajli në Facebook. /Zëri/

Image

Lajme të ngjashme

Back to top button