KOSOVARË MOS E HUMBNI VENDLINDJEN

Shqiptarët si popull i vogël në vete kanë sedimentuar tragjedi kombëtare shumë të çuditshme, për çdo historian ka materje studimi të veçantë. Unë nuk do të thellohem në histori, por vetëm do të  reflektoj një të hidhur të  shqiptarëve prej kohës pas Skenderbeut e deri në ditët e sotme. Kur ra kalaja e Krujës një numër i madhë i shqiptarëve të cilët nuk deshtën të nënshtrohen sundimit turk nga një arsye e veçantë, ata të pikëlluar por pa e dijtur akoma gabimin e madhë që e bënë të cilin  gabim akoma sot e paguajnë , dhe me mallëngjim e kujtojnë, e kam fjalën për shqiptarët Arbëresh të Italisë, Zarës, Ukrainës, Rumunuisë. Ata e ringjallin shpirtin Shqiptarë në festivalet dhe vendtakimet  tradicionale folklorike të cilët i mbajnë rregullisht çdo vit, dhe i rikujtojnë kujtimet nëpër mes këngëve dhe veshjeve tradicionale 500 vjeçare akoma origjinale. Ata sot me krenari dhe me devotshmëri deklarojnë se Shqipërinë e kanë vendëlindje, mendja u rinë te atdheu i tyre i vërtetë  Shqipëri, megjithëse asnjëherë nuk kanë shkelë në tokën e të parëve të vetë, por shpirti u thotë se Shqipërinë  e quajnë  vendlindje, megjithse  nuk kanë lindur në  Shqipëri. Ne sot nuk dijmë si ta determinojmë dhe ta definojmë këtë mallëngjim të bashkëkombasëve tone, përveç se edhe ne ti bashkangjitemi këtij malli.

Historia  do të na përsëritet gjatë shpërguljeve të Shqiptarëve në kohën e Jugoslavisë kur një grumbull i madhë prej qindra mijë   shqiptarë, pa vullnetin e tyre,  me dhunë të organizuar nga shteti u shpërngulën në Turqi. Megjithse janë aq large por edhe këta Shqiptarë të Kosovës nuk kanë hequr dorë nga  Atdheu i vërtetë. Është për tu habitur  sa ndërgjrgje dhe vetëdije kombtare kanë, megjithëse  nuk kanë lindur  në Kosovë,  ato e quajnë Kosovën  vendlindje  dhe me përkushtim  e  folin,dhe e kultivojnë  gjuhën shqipe atje largë. Për ne është dhimbje se këta shum pak kthehen në Kosovë.  Këto Shqiptarë  të  largët  ne i respektojmë dhe i duam barabartë me vendasët me të cilët  jetojmë  këtu, duke e ndarë dhimbjen e përbashkët, të cilën dhimbje na e shkaktoi historia e hidhur që na e solli këtë  tragjedi kombëtare, pasi ishim të pafuqishëm dhe pa aleat që tu kundërvihemi. Nuk  na lanë që  anë e mbanë këtyre trojeve më të bukurat në dynja  të cilët na e fali Zoti, që ne së bashku të pulsojmë, me vëllezërit tanë në një kryeqytet të vetmin. Me një dialekt, me ninula, me poezi , me poema, me simfoni, me folklor dhe vyrtyte të njejta, të gatuar në një brum ,dhe të pjekur  në  një Qerep të përbashkët. Të ngrohemi në zjarin e ndezur nga drunjtë e maleve tona.

Historia përsëri e pa mëshirshme u tregua duke u përsëritur si një cikël, mbrenda dyzet vitesh, përsëri Shqiptarët  e Kosovës të  rëmbyer nga monstrumi bashkohor Milosheviqi. Këmbë  zbathur  e pa larë, ia msynë ku pat Shqiptar. Por kësaj radhe e patëm lehtë se të parën herë në histori patëm  aleatë, dhe s’na lanë pa atdhe.

Por  ne sot se dijmë se ç’kanë këta Kosovarë, të cilët sot me vetë dëshirë të  madhe ia kthejnë shpinën vendlindjes, akoma pa e shijua lirinë, dhe pa e ngritur pamvarësinë. A nuk e dijnë se të largohesh me fëmijët më kthim s’ka, se fëmijëve atdhe u ngritet vendi i huaj. E humbin  shoqërinë  e  fëmijërisë dalë nga dalë, edhe gjuhën e atdheut, për një cop buke nuk  kanë  mungesë këta njerëz, e njoftur është se ne ndihmohemi. Sa  për lukse e modë nuk  lëshohet shpija. Sa për inat politikanëve, përsëri nuk lëshohet shpija, se do të vijnë zgjedhje tjera e ndryshohet  klima politike. Me këto  akte dot i injoroni dhe do ti humbni aleatët , të cilët janë me ju. E ne Shqiptarët në Maqedoni sipas juve është dashur që kaherë të kishim hikur e ta shpraznim kët pjesë toke, jo ne ruajmë tokën tonë. Duhet të kujtoni thellë e thellë se çka jeni duke bërë, për nervoza dhe inatë   mos ngeleni pa shtet e  Atdhe . Për shtet të tjerët japën jetën dhe luftojnë, punojnë dhe e duan shtetin e vetë, nuk heqin dorë lehtë, për ta ruajtur shtetin duhet mençuri jo guxim.  Epoka e guximtarëve është kaluese ndërsa epoka e të mençurve është e qëndrueshme dhe ata dota udhëheqin shtetin.  Ky atdhe  është Amanet dhe  trashëgim nga të parit tanë, me gjak të njomë e kanë vaditur dhe sot e gëzojmë. Mos hikni aty rini se do të lulzoje kjo tokë Kosove. Lerëni djepat në vendet e veta, mos i trazoni se do t’ju mallkoje kjo tokë e bukur. Do t’ju mallkoje kjo tokë, të cilën nuk jeni duke e punuar të shkretnume e keni lënë, me Fera e Hithra të okupume, prandaj nuk ju duket e bukur. Jeni duke  pritur  Grurin  e  Miellin  nga jasht t’ ju vije, se në tokën tuaj nuk jeni duke mbjellë. Duhet të rijni dhe ti dënoni klasat politike, që u sollën në kët derexhe, me votat tuaja, në mënyr paqësore do ti largoni, për hatër të fëmijëve dhe rinisë Kosovare të cilët presën shpresë nga ju. Juve sot u ka ra hise ta zgjidhni kët anomali, e shkaktuar nga politika e gabuar e politikanëve Kosovarë, të cilët nuk e duan Kosovën. Prandaj duroni dhe jetë për të tjerët të ndërtoni. Para se të vendosni të hikni, kujtohuni mirë e mirë se për para e para  mos u ndani vëlla me vëlla, se në asnjë botë nuk do të gjeni gëzim e hare. Nga fytyrat tuaja do të largohet buzqeshja, dhe me mrola ka me ju bë ajo copë  fytyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button