Në Çair promovohet libër për Tanushën

Në kuadër të manifestimit të 14 vjetorit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe rënia e Dëshmorëve të Kombit sot në Komunën e Çairit është bërë promovimi i librit “Tanusha në rrjedhat e Historisë”, që për autor ka Feri Arifin. Prezent në këtë eveniment kanë qenë kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, ministri i Ekonomisë Bekim Neziri si dhe kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi.

Në këtë libër autori flet për ngjarje të tilla si “Beteja e Kaçanikut”, mbështetja e Luftës Çlirimtare të Kosovës, roli i tanushasve në formacionet ushtarake për çlirimin e Kosovës e lufta për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

“Hartimi i këtij libri ka një histori të gjatë që nga vitet e 80-ta të shekullit që e lamë pas. Fillova të bisedoj me njerëzit që ishin pjesëmarrës të ngjarjeve historike të asaj kohe dhe të marr shënime për zhvillimin e të gjitha periudhave në këto treva. Disa vite më vonë mu kristalizua ideja se këto biseda të personaliteteve të shumta të Tanushës, të cilat i kisha të shkruara, nga ato mund ta nxirrja një libër”, tha autori i librit Feri Arifi

Lajme të ngjashme

Back to top button