fbpx

Dy tërmete të fuqishme e goditën Japoninë

Dy tërmete me magnitudë prej 6,9 ballësh dhe 5,7 sipas Shkallës Rihter sot e kanë goditur Japoninë verilindore, transmetuan agjencitë botërore, duke iu referuar agjencisë nacionale meteorologjike (NMA).
Për momentin nuk ka raportime për viktima në njerëz apo dëme serioze materiale.

Tërmeti i parë i fuqishëm është regjistruar në orën 08.06 (00.06 sipas orës së Evropës së Mesme). Epiqendra e  tërmetit ka qenë 210 kilometra në lindje të qytetit bregdetar në ishullin Honshu Mijako, në prefekturën Ivate, në thellësi prej 10 kilometrave nën thellësinë e detit.

NMA menjëherë lëshoi paralajmërim për cunami, të cilën më vonë e tërhoqi. Disa orë para tërmetit, autoritetet janponeze i kanë njoftuar qytetarët që ta braktisin bregdetin verilindor.

Si rezultat i njoftimit, mijëra banorë janë evakuuar.
Tërmeti i dytë i fuqishëm, gjithashtu e goditi pjesën verilindore, transmetoi TASS.

Epiqendra e lëkundjes ka qenë në det afër bregdetit të prefekturës Ivate dhe në thellësi prej 50 kilometrave nën thellësinë e detit. Nuk ka kërcënim për cunami. Lëkundja është ndjerë në 11 prefektura të Japonisë.
Qytetet përgjatë bregdetit verilindor të Japonisë janë shkatërruar nga një cunami në mars të vitit 2011.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close