Trafiku pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Siç informoi LAMM-ja në aksin rrugor Katllanovë – Veles pas pikës pagesore Sopot, për shkak të shembjeve të mundshme, komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi në gjatësi prej 200 metrave. Është vendosur sinjalizim përkatës rrugor.

Në aksin rrugor Stracin – Kriva Pallankë në dalje nga Stracini në drejtim të Kriva Pallankës, për shkak të rrëshqitjeve të dheut është përfshirë korsia e tretë e rrugës në gjatësi prej 150 metrave. Në vend është vendosur sinjalizim përkatës në komunikacion. Rekomandohet kujdes i veçantë në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Sipas LAMM-së intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qyteteve është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button