Eurokomisari Han në Maqedoni

Komisari për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim të BE­së Johanes Han sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë në kuadër të së cilës do të ketë takime me kreun shtetëror të Maqedonisë.

Siç është paralajmëruar, Han i cili është për vizitë në Maqedoni pas marrjes së funksionit, do të ketë takime me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski si dhe zëvendëskryeministrin e obliguar për çështje evropiane Fatmir Besimi.

Pritet që në takimet të bëhet fjalë për procesin e eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë. Pak para vizitës Han në një deklaratë për MIA­n porositi se vjen për vizitë të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me qëllim që të zgjidhet situata politike në vend, por edhe me premtim nga partitë më të mëdha politike në Parlamentin Evropian se njëjtë si në rastin e suksesshëm në Shqipëri, do të mundohen ta kthejnë LSDM­në opozitare në Kuvendin e Maqedonisë.

Në pyetjen nëse situata e tanishme në vend mund të sjellë deri te ajo që Komisioni Evropian ta tërheqë rekomandimin për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, Han potencoi se rekomandimi i Komisionit është shumë i qartë, se vendi duhet të përkushtohet në të gjitha çështjet ku janë përgjegjësitë, si në sistemin gjyqësor dhe se nuk është detyrë e politikanëve të gjykojnë, por sistemi gjyqësor ta bëjë atë. Sipas eurokomesarit për negociata për zgjerim, nëse nevojitet ndonjë vendim politik, atëherë është në rregull, por gjithçka duhet të zgjidhet në Parlament.

Lajme të ngjashme

Back to top button