Derbi i FA Cup, Manchester United – Arsenal

Manchester United është kualifikuar për në raundin tjetër të FA Cup, pasi mposhti në udhëtim 1:3 Prestonin.

Të gjitha golat e kësaj ndeshje, u shënuan në pjesën e dytë. Ishin vendasin që të parët gjetën golin, duke shënuar nëpërmjet Scott Laird, në minutën e 48’.

Skuadra e Van Gaal arriti të rikthehet në lojë, duke evituar befasinë. Ander Herrera në minutën e 64’, barazoi në 1:1.

Marouane Fellaini në minutën e 72’, i dërgoi për herë të parë në epërsi mysafirët, ndërsa Rooney në minutën e 88’, nga penalltia, vulosi fatin e këtij takimi.

Para ndeshjes së fundit, ishte tërhequr shorti për çerekfinalen e FA Cup.

Liverpooli do të kërkoj gjysmëfinalen në “Anfield Road”, duke u përballur me Blackburn Rovers.

Skuadra që bërë befasinë duke eliminuar Chelsean, Bradford, do të takohet me Readingun, ndërsa Aston Villa me WBA.
Në këtë çerekfinale do të kemi mundësi të shohim një super derbi, kur Manchester United luan ndaj Arsenalit.

Lajme të ngjashme

Back to top button