Koha e migrimeve më të mëdha të kinezëve

Festa e pranverës, si një nga festat më të rëndësishme dhe më festive, simbolizon fillimin e Vitit të Ri sipas kalendarit hënor kinez, ndërsa njëherësh edhe mundësi unike për tubime familjare, gjë e cila çon deri tek migrimet më të mëdha dhe turmat enorme të trafikut kinez.

Kjo festë daton nga dinastia Shang, ndërsa tradita është e gjatë mbi 4.000 vjet, gjatë kësaj feste e cila tradicionalisht fillon më 18 shkurt priten 2,8 miliardë udhëtime brenda Kinës.

Festa zgjat shtatë ditë, por kremtimi dhe festivalet madje edhe 40 ditë, ndërsa kinezët me këtë festë dalin nga viti i “Kuajve” dhe hynë në vitin e “Deleve”, sipas kalendarit kinez.

Qindra miliona kinez nga qytetet e mëdha në këtë festë vizitojnë familjarët e tyre në periferi dhe fshatra, ndërsa kryesisht udhëtojnë me tren. Këtë vit pritet që me tren të realizohen rreth 300 milion udhëtime brenda Kinës, kurse stacionet më të frekuentuara në Pekin dhe Shanghai në këtë periudhë duken si koshere, shkruan AA, transmeton Telegrafi.

Edhe pse pritet numri më i madh i pasagjerëve në krahasim me vitet e mëparshme, këtë vit turma ka disi më pak, sepse është mundësuar rezervimi dhe blerja e biletave nëpërmjet internetit.

Është rritur numri i atyre që udhëtojnë më avion, kështu që pritet që me linjat ajrore brenda Kinës të udhëtojnë 45,7 milion njerëz.

Hua Ye tashme 15 vite jeton në Zelandën e Re, ndërsa me rastin e Festës së pranverës ka ardhur në vendlindjen e tij, krahinën kineze Shandong. Në bisedë me gazetarin e AA theksoi se kjo festë është një mundësi unike të mblidhen të gjithë anëtarë të familjes që ndodhen në pjesë të ndryshme të botës dhe që fëmijët e tyre të njoftohen ndërmjet tyre.

“Festa e pranverës është pjesa më e rëndësishme e viti për ne. Kur kthehemi dhe shohim këtë turmë të madhe dhe lumturinë e njerëzve të cilët kthehen në shtëpitë e tyre, na kthehen vlerat e harruara të trashëgimisë familjare dhe kulturore”, ka thënë Hua.

Lajme të ngjashme

Back to top button